
ATK evidenton 157 punëtorë të padeklaruar gjatë zbatimit të Planit të Përbashkët Operativ
Administrata Tatimore e Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në mbështetje të Planit të Përbashkët Operativ të iniciuar nga Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Kundër Trafikimit me Njerëz, ka realizuar aktivitete inspektuese në biznese me rrezik të shtuar për trafikim me qenie njerëzore, duke u fokusuar në qendrat e mirëmbajtjes trupore/masazhit dhe objektet e gastronomisë/ lokalet e mbrëmjes me muzikë live.
Plani është zhvilluar në linjë me Strategjinë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz 2022–2026 dhe ka përfshirë edhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) si dhe Inspektoratin e Punës, duke siguruar koordinim të plotë ndërinstitucional.
Gjatë datave 10–14 nëntor 2025, ATK ka angazhuar 30 ekipe inspektuese (60 inspektorë), të cilat kanë realizuar 106 inspektime në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.
Nga këto inspektime janë konstatuar:
• 20 raste të mosfiskalizimit,
• 35 raste të moslëshimit të kuponëve fiskal,
• 157 punëtorë të paregjistruar,
• 1 rast me mall pa dokument,
ATK ka njoftuar se mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante, duke garantuar profesionalizëm, transparencë dhe trajtim të drejtë të të gjitha bizneseve, me qëllim forcimin e ligjshmërisë, rendit dhe krijimin e një tregu të rregullt, të drejtë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës.
