HomeEkonomiATK apelon bizneset për regjistrimin me kohë të punëtorëve dhe përditësimin e...

ATK apelon bizneset për regjistrimin me kohë të punëtorëve dhe përditësimin e të dhënave

spot_img

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të regjistrojnë me kohë punëtorët e rinj dhe të sigurohen që të dhënat e punëtorëve ekzistues të jenë gjithmonë të përditësuara.

Përmes një postimi publik, ATK thekson se regjistrimi i punëtorëve nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Sipas ATK-së, të dhënat e sakta dhe të përditësuara ndihmojnë në shmangien e parregullsive dhe në përmbushjen e obligimeve ligjore nga ana e punëdhënësve.

ATK u bën apel bizneseve që të respektojnë afatet për regjistrimin e punëtorëve dhe të kujdesen për përditësimin e vazhdueshëm të të dhënave, duke kontribuar kështu në formalizimin e marrëdhënieve të punës dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Lajmet e Fundit

“U kry”, lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se rruga “Fehmi Lladrovci” në...

Senati formon komisionin për standardizimin e dokumenteve dhe materialeve promovuese të UP-së

Në mbledhjen e 15 korrikut 2026 Senati i Universitetit të Prishtinës emëroi dy anëtarë...

Abdixhiku: Do të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së, s’mund të angazhohem në formimin e institucioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas verifikimit...

FFK-ja uron FC Malishevën për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka uruar FC Malishevën për kualifikimin në raundin...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...