AstraZeneca tërheq në mbarë botën vaksinën kundër COVID-19

AstraZeneca tërheq në mbarë botën vaksinën kundër COVID-19

AstraZeneca ka njoftuar se ka iniciuar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj COVID-19.

Sipas njoftimit që ka lëshuar kjo kompani, ky veprim është justifikuar për shkak të “tepricës të vaksinave të përditësuara të disponueshme” që nga pandemia, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kompania tha gjithashtu se do të vazhdojë të tërheqë autorizimet e marketingut të vaksinës Vaxzevria brenda Evropës.

“Meqenëse vaksinat e shumëfishta, variante të COVID-19 janë zhvilluar që atëherë, ka një tepricë të vaksinave të përditësuara të disponueshme”, tha kompania, duke shtuar se kjo kishte çuar në një rënie të kërkesës për Vaxzevria, e cila nuk po prodhohet ose nuk po furnizohet më.

Ndryshe AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë, në një kthesë të dukshme që mund të hapë rrugën për një pagesë ligjore prej shumë milionash.

AstraZeneca e bëri aplikimin për ta tërhequr vaksinën më 5 mars të këtij viti, teksa hyri në fuqi me datën 7 maj.