Aston Villa mposht Bayernin

Aston Villa mposht Bayernin

Bayern Munichu ka pësuar humbje shokuese në udhëtim te Aston Villa në kuadër të rrethit të dytë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze e befasoi gjigantin gjerman kur shënoi në minutën e 22-të me anë të Pau Torres, por që këta të fundit i shpëtoi VAR-i për ta anuluar golin në pozicion jashtë loje.

Michael Olise krijoi rastin e parë serioz për Bayernin në minutën e 39-të, mirëpo Emiliano Martinez bëri pritje fantastike.

Pjesa e dytë ishte edhe më e varfër për nga numri i rasteve, me dy skuadrat që nuk arritën të tregonin shumë, por që vendasit në fund shënuan golin e fitores, shkruan telegrafi.

Ishte Jhon Duran, ai që realizoi për 1-0, kur u asistua prej Pau Torres në minutën e 79-të.