HomeSportAssane Diatta, lojtar i ri i Prishtinës

Assane Diatta, lojtar i ri i Prishtinës

spot_img

Klubi kryeqytetas, Prishtina, ka zyrtarizuar transferimin e Assane Diattas, duke shtuar një tjetër përforcim në organikën e skuadrës për sezonin e ri.

Futbollisti tashmë i është bashkuar ekipit në Bolu të Turqisë, ku bardhekaltrit po zhvillojnë fazën përgatitore nën drejtimin e stafit teknik, me synimin për të qenë gati për sfidat që i presin në kampionat dhe në garat evropiane.

Diatta vjen nga Malisheva, ku pati një edicion shumë të suksesshëm, duke realizuar 11 gola dhe shtatë asistime në 31 paraqitje në Superligën e Kosovës dhe Kupën e Kosovës.

“Edhe një emër i ri i bashkohet bardhekaltërve. Assane Diatta është përforcimi më i ri i Prishtinës, duke iu bashkuar ekipit në Bolu, aty ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri. Diatta vjen pas një sezoni mjaft të mirë, në të cilin regjistroi 11 gola dhe 7 asistime në 31 paraqitje në kampionat dhe Kupën e Kosovës te skuadra e Malishevës. Me karakteristikat e tij sulmuese, shpejtësinë dhe aftësinë për të krijuar rrezik në repartin ofensiv, Diatta pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në edicionin e ri. Mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, Assane!”, ka njoftuar klubi.

Me profilin e tij sulmues, shpejtësinë dhe aftësinë për të kontribuar si në shënimin ashtu edhe në krijimin e rasteve, ai pritet të jetë një nga armët kryesore të Prishtinës në sezonin 2026/27.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...