Asociacioni sipas këtij drafti e stimulon edhe më shumë konfliktin e armatosur

Asociacioni sipas këtij drafti e stimulon edhe më shumë konfliktin e armatosur

Milazim KRASNIQI

Pakicat kombëtare zakonisht rebelohen, në rastet kur qeveria e shumicës i privon nga pjesëmarrja në pushtet, i diskriminon në ndarjen e pasurisë, ua redukton liritë e të drejtat qytetare e kombëtare dhe u ngarkon barrë më të rëndë të obligimeve. Në rastin e pakicës serbe në Kosovë, kjo nuk ndodhë në asnjë segment. Serbët e Kosovës kanë pjesëmarrje joproporcionale në pushtet, duke pasur vende të rezervuara në parlament e në qeveri dhe komuna të formuara enkas për t’u qeverisë prej tyre. Pjesëmarrja e tyre në buxhet është pakrahasimiht më e lartë se sa kontributet për akumulimin e buxhetit. Ndërsa si shembul sui generis është fakti se serbët e Kosovës nuk paguajnë as shërbimët që marrin, energjinë dhe ujin e shpenzuar. Nuk paguajnë taksa, përveç në të ardhurat që marrin nga qeveria e Kosovës. Poashtu planporgramet shkollore i kanë të shtetit të vet amë, të Serbisë, gjë që do të thotë se nuk ka asnjë tentativë nga qeveria qendrore që të kufizohen liritë dhe të drejtat e tyre identitare e kombëtare. Kisha Ortodokse Serbe ushtron funksione te saj në Kosvë njësoj si në Shumadi ose në rajonin e Timokut.
Me gjithë atë pjesëmarrje enorme në pushtet dhe me ato favorizime, serbët e Kosovës janë tërësisht të pakënaqur, në fakt janë të rebeluar ndaj shtetit të Kosovës. Pse? Sepse kërkesat dhe synimet e serbëve të Kosovës nuk janë kërkesa dhe synime të një pakice kombëtare. Kërkesat dhe synimet e tyre janë për minimin dhe zhbërjen e shtetit ekzistues të Kosovës. Pra, ata në asnëj formë ende nuk janë pajtuar me faktin që janë shkëputur nga Serbia dhe jetojnë në shtetin e ri, në atë të Kosovës. Prandaj është rrezik t’u ofrohet ofertë gjeneroze si kjo e fundit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e cila i ka elementet e autonomisë territoriale-politike, funksionale, kulturore dhe personale. Ata mund ta marrin edhe ofertën e re të Asociacionit-autonomisë, por nuk integrohen, siç nuk janë integruar as me formimin e komunave me shumicë serbe dhe me statusin e privilegjuar të Kishës Ortodokse Serbe. Nuk ka shans të ndalen kërkesat e tyre secesioniste as me Asociacionin e ri. Ideja që përmendi zonja Ashton se mendohej se ata do të lidheshin me Prishtinën nëpërmjet Asociacionit, është thjesht naivitet. Serbët e Kosovës e kanë një objektiv të qartë: zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe rikthimin e saj nën Serbi. Ky objektiv nuk ndryshon me qasjen që ka ndaj këtij problemi komuniteti ndërkombëtar, SHBA, BE, NATO. Kjo qasje vetëm sa po e ndihmon projektin e serbëve të Kosovës për ta minuar ekzistencën e Kosovës si shtet. Kjo qasje e SHBA, BE dhe NATO-s për formimin e Asociacionit, në fakt ka motivuar edhe rebelimin e armatosur në veriun e Kosovës të 24 shtatorit 2023.
E vemja zgjidhje është rishikimi i qasjes së deritashme problematike të faktorëve ndërkombëtar, në këto pika: njohja e Kosovës si shtet nga të gjitha shtetet anëtare të NATO-s dhe të BE-së, kërcënimi me ndryshimin e Planit të Ahtisarit përkatësisht të Kushtetutës ahtisariane të Kosovës, në drejtim të ekuilibrimit të të drejtave të serbëve dhe e treta, presionet e orkestruara mbi Serbinë, për ta eliminuarprej saj përdorimin subverziv të serbëve të Kosovës.
Nëse nuk bëhen këto veprime, si me Asociacion si pa të, rreziku nga konflikti civil në veri të Kosovës është i pashmngshëm.

TAGS