Asnjë reagim nga autoritetet, flamuri shqiptar në hyrje të Prishtinës valvitet i grisur (FOTO)

Asnjë reagim nga autoritetet, flamuri shqiptar në hyrje të Prishtinës valvitet i grisur (FOTO)

Flamuri shqiptar KuqeZi i vendosur në hyrje të Prishtinës, është parë sërish të valvitej i grisur.

Siç vërehet edhe në fotografi, ai gjendet i ekspozuar për të gjithë kalimtarët, dhe sipas gazetarit të Klan Kosovës Milot Hasimja, kjo situatë shqetësuese qëndron për goxha kohë.

Me denoncimin e rastit nga facebook, gazetari Hasimja edhe ka bërë thirrje për reagim të shpejtë nga autoritetet për të mos dëmtuar identitetin kombëtar por dhe pamjen e kryeqytetit me një lëshim të tillë.