Asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga radhët e Listës serbe, nuk  do t’u humbiste mandati

Asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga radhët e Listës serbe, nuk do t’u humbiste mandati

Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim sqarues.

“Pas interesimit të vazhdueshëm nga mediat dhe në funksion të sqarimit të publikut lidhur me mbajtjen e seancës së sotme, ju informojmë se seanca është caktuar nga Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e datës 24 qershor 2024, bazuar në vëllimin e materialit për shqyrtim. Asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga radhët e Listës serbe, nuk  do t’u humbiste mandati në rast të mosmbajtjes së seancës së sotme”.

“Deputetët nga radhët e Listës serbe herën e fundit ishin evidentuar si pjesëmarrës në seancë më 8 shkurt 2024. Rrjedhimisht të njëjtëve, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit, nuk do t’iu mbaronin mandatet deri në fillim të muajit gusht. Për më tepër, konform njoftimeve paraprake, punimet për vendosjen e pajisjeve të reja në sallën e seancave pritet të përfundojnë gjatë pushimit midis dy sesioneve dhe për rrjedhojë, deri në përfundim të sesionit pranveror, seancat e Kuvendit do të mbahen në sallën 506”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.