ASK: Më shumë persona të vdekur në vitin 2024 sesa një vit më parë

ASK: Më shumë persona të vdekur në vitin 2024 sesa një vit më parë

Në vitin 2024 janë regjistruar 11 mijë e 810 vdekje brenda dhe jashtë Kosovës.

Prej këtyre vdekjeve të regjistruara, 10 mijë e 137 vdekje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 5 mijë e 320 janë meshkuj ose 52,5% dhe 4 mijë e 817 vdekje janë femra ose 47,5%.

Krahasuar me vitin paraprak 2023, numri i vdekjeve është rritur për 515 persona. Në vitin 2023 ishin 9 e mijë  622 persona të vdekur brenda territorit të Kosovës.

Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 1 mijë e 673 vdekje. Krahasuar me vitin 2023 1 mijë e 499 vdekje, në vitin 2024 kanë vdekur 174 persona më shumë, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas komunës ku ka ndodhur vdekja, në Prishtinë janë regjistruar më së shumti vdekje 2 mijë e 795 ose 23,7%; në Prizren 1 032 vdekje ose 8,7%; në Pejë 712 vdekje ose 6,0% etj.

Foshnje të vdekura në vitin 2024, të ndodhura vetëm në Kosovë, ishin 126, dhe pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur ishte 1,2%. Nga këto foshnje të vdekura, 70 raste ishin meshkuj ose 55,6% dhe femra 56 raste ose 44,4%.

Foshnje të vdekura deri 6 ditë ishin 94 ose 75,2%; foshnje të vdekura nga 7 deri 27 ditë ishin 18 ose 14,4%; dhe foshnje të vdekura nga 28 deri në 364 ditë ishin 13 ose 10,4%.

Mosha mesatare e personave të vdekur në vitin 2024 ishte 72 vjeç, prej tyre për meshkuj 70 vjeç, dhe për femra 74 vjeç.