
ASK: Bie numri i përfituesve nga ndihma sociale në prill 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se ka rënë numri i përfituesve nga ndihma sociale në prill 2025, krahasuar me prill 2024.
ASK ka prezantuar të dhënat lidhur me skemat e pensioneve, duke përfshirë edhe skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe skema tjera.
Lexoni të plotë njoftimin e ASK-së:
Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë
Në muajin prill 2025, krahasuar me muajin prill 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-22,2%); skema për pensionet e Trepçës (-20,7%); skema e ndihmës sociale (-12,8%); skema për pensionet familjare (-8,8%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-2,0%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,7%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-0,2%); skema për veteranët e luftës (-0,1%).
Rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë
Në muajin prill 2025, krahasuar me muajin prill 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,1); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (10,8%); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (8,1%); skema e pensioneve bazike të moshës (5,7%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (4,4%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,3%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,3%).