AS Roma shkarkon trajnerin Jose Mourinhon

AS Roma shkarkon trajnerin Jose Mourinhon

Roma ka vendosur të shkarkojë trajnerin portugez, Jose Mourinho, me efekt të menjëhershëm.

Rezultatet e dobëta i kanë kushtuar “The Special One” postin e trajnerit të klubit kryeqytetas.

Njoftimi i klubit AS Roma:

AS Roma njofton se Jose Mourinho dhe bashkëpuntorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Mourinho u shpall si trajneri i gjashtëdhjetë në historinë e Romës në maj të vitit 2021. Ai e drejtoi skuadrën drejt triumfit të Conference League në Tiranë më 25 maj 2022 dhe në finalen e Europa League në Budapest sezonin e kaluar.

Falenderojmë Jose Mourinho në emër të të gjithë Romës për pasionin dhe përkushtimin që ka trguar që nga ardhja e tij në kryeqytet. Ne gjithmonë do të kemi kujtime të shkëlqyera nga administrimi i tij, por ne besojmë se, në interesin më të mirë të klubit, ndryshim i menjëhershëm është i nevojshëm.

I urojmë Joses dhe bashkëpuntorëve të tij më të mirën për të ardhmen.