Lionel Messi ka shkruar sërish historinë e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vendosur një rekord të ri në MLS.
Ylli argjentinas është bërë lojtari i parë në historinë e ligës që ka regjistruar mbi 30 kontribute për gol në tri sezone të ndryshme, duke llogaritur golat dhe asistimet, transmeton Klankosova.tv.
Rekordi u kompletua në ndeshjen ndaj Atlanta United, ku Messi asistoi nga goditja e këndit për golin e shënuar me kokë nga Casemiro.
Inter Miami në fund barazoi 2-2, por vëmendja kryesore ishte te arritja e Messit, i cili vazhdon të thyejë rekorde në aventurën e tij në futbollin amerikan.

