Arteta: Saka është mirë, ka pësuar vetëm një goditje

Arteta: Saka është mirë, ka pësuar vetëm një goditje

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka qetësuar fansat në lidhje me gjendjen e Bukayo Sakës.

Ylli i sulmit të Topçinjve u duk se pësoi një lëndim mbrëmë në deklasimin 3:0 që Arsenali ia bëri Real Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Bukayo Saka nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz”, ka thënë Arteta.

“Ai është në rregull, mendoj se ishte vetëm një goditje.”