Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president

Akademiku Arsim Bajrami ka njoftuar se ka tërhequr kandidaturën për president,

Në njoftimin e tij në Facebook, Bajrami thotë se ky vendim erdhi pasi nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual,l.

“Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual për President të Republikës së Kosovës, KAM VENDOSUR TË TËRHEQ GATISHMËRINË TIME PËR T’U VËNË NË DISPOZICION SI KANDIDAT KONSENSUAL.”

Siç thotë ai, vetëofrimi kishte për qëllim kontributin në tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale.