Arsenali barazon në Londër me PSV Eindhoven, por kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Arsenali barazon në Londër me PSV Eindhoven, por kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Arsenali ka barazuar në ndeshjen e kthimit ndaj PSV Eindhoven 2-2, por falë rezultati nga ndeshja e parë ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Vetëm pas pesë minutave lojë ndeshja u zhbllokua ku vendasit kaluan në epërsi falë golit nga Zinechenko që realizoi për 1-0.

Megjithatë në minutën e 18-të holandezët barazuan, ku veterani kroat Ivan Perisic u gjet bukur në zonë dhe shënoi për 1-1.

Arsenali riktheu epërsinë 2-1 në minutën e 37-të, kur kësaj radhe realizoi mesfushori Declan Rice pas asistimit të dytë në ndeshje nga Raheem Sterling.

Me epërsinë e londinezëve 2-1 u mbyllën 45 minutat e para në Emirates Stadium.

Pjesa e dytë ishte më e qetë sidomos për vendasit që kishin epërsi të madhe edhe nga ndeshja e parë.

Megjithatë ishin mysafirët që në minutën e 70-të të ndeshjes barazuan shifrat në 2-2 me anë të Driouech.

Deri në fund gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 2-2.

Kësisoj Arsenali kalon në çerekfinale me rezultat të thellë pas dy ndeshjeve 9-3.

Në çerekfinale Arsenali do të ndeshet me fituesin e duelit të derbit të Madridit mes Atletico dhe Real Madrid. /Telegrafi/