Arrestohet pasi ka shtënë me armë gjatë një manifestimi
Një person është arrestuar dje në Dollc të Klinës nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një manifestimi.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, një fishekë dhe dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.