Arrestohet një person për kanosje ndaj gazetarëve të portalit “Mitropol”

Arrestohet një person për kanosje ndaj gazetarëve të portalit “Mitropol”

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.A,. nga Vushtrria, me dyshimin se i njëjti ka kanosur gazetarët e portalit “Mitropol” nga Mitrovica, për shkak të një shkrimi të portalit për vendosjen e një mini-parku argëtues në sheshin e Vushtrrisë.

Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh.