Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet se kanosi një vajzë në rrjete sociale

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet se kanosi një vajzë në rrjete sociale

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ishte jashtë Kosovës, përmes rrjeteve sociale e ka kanosur verbalisht një vajzë.

Policia thotë se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, rasti sipas policisë ka ndodhur më 15 prill në Kaçanik.

“Me daten 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale me datën e lartëcekur e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.