Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan në 2023-tën

Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan në 2023-tën

Një person është arrestuar sonte si i dyshuar për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, vitin e kaluar në Zveçan.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani theksoi se i dyshuari me inicialet L.D u ndalua në një pikë të kontrollit në Bistricë.

“I njëjti është duke u intervistuar në Mitrovicë të jugut dhe pas intervistimit do të vendoset për hapat e mëtejme”, tha ai për Klankosova.tv

Më 29 maj 2023, ishin lënduar 93 ushtarë të KFOR-it, dhjetëra prej tyre rëndë.

Kjo si pasojë e protestuesve serbë që shkaktuan tensione si shkak i pakënaqësisë për vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e prillit të po këtij viti.