Arrestohet një 38-vjeçar në Shijak të Shqipërisë, dyshohet se shkaktoi zjarrin që dogji 1 mijë pemë ulliri

Arrestohet një 38-vjeçar në Shijak të Shqipërisë, dyshohet se shkaktoi zjarrin që dogji 1 mijë pemë ulliri

Është arrestuar një 38-vjeçar në Shijak të Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se ka ndezur një zjarrë për të djegur disa shkurre, por flakët janë përhapur dhe për pasojë janë djegur rreth 1 mijë pemë ulliri.

Policia ka bërë të ditur se ndërhyrja e tyre dhe e zjarrfikësve ka mundësuar neutralizimin e zjarrit.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr””, thuhet në njoftimin e policisë.