Arrestohen tre persona për vjedhje në terminalin e Hanit të Elezit

Arrestohen tre persona për vjedhje në terminalin e Hanit të Elezit

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohen për një vjedhje të rëndë në terminalin doganor në Han të Elezit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 25 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa të dyshuarit kanë depërtuar me forcë ku kanë vjedhur pjesë metalike me përmbajtje bakri.

“Pas një pune intensive hetimore, sot, më datë 09.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre persona të dyshuar për këtë vepër penale. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë. Personat e arrestuar: A.R. (M/K), 42 vjeç R.R. (M/K), 27 vjeç I.L. (M/K), 38 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, policia tha se personi N.L., i dyshuar për veprën penale “blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt.