HomeAktualeArrestohen katër persona për shitblerje të narkotikëve, konfiskohen armë dhe para të...

Arrestohen katër persona për shitblerje të narkotikëve, konfiskohen armë dhe para të gatshme

spot_img

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në kuadër të veprimeve policore për hetimin dhe parandalimin e trafikimit me narkotik, sot me datën 05 qershor 2026 sipas Urdhëresës së Gjykatës Themelore Gjakovë ka realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar;

-Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë në peshë rreth 293.96 gram,
-Substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë në peshë rreth 124 gram,
– Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë rreth 13 gram,
– Substancë e dyshuar narkotike (lloji i panjohur) në peshë rreth 116 gram,
-Një armë zjarri e shkurtë me dy fishekë,
-Një pushkë ajrore pa numër serik,
-90 fishekë kalibër të ndryshëm,
-Para të gatshme në shumë 6536.76€, 474 dollar amerikan, dhe 60 franga zvicrrane, si dhe
-Pesë telefona mobil të llojeve të ndryshëm.

Katër personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar pranë zyrave të DHTN-së në Gjakovë për intervistim nën dyshimin për përfshirje në veprën penale, ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ndaj tyre ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48/h.
Policia e Kosovës mbetet e angazhuar seriozisht në luftën kundër veprave kriminale, në veçanti kundër abuzimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe është e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rritje të...

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa...

Agim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...