
Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprën penale ‘grabitje’
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 28.01.2026, rreth orës 15:45, është njoftuar se nё rrugën “Eliot Engel” nё Pejё, nё njё lokal (kёmbimore) ka ndodhur një grabitje.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje, ka kuptuar nga viktima e cila ka qenё nё orarin e punёs, se dy persona tё maskuar kanё hyrё nё lokal dhe nёn kёrrcёnimin e mjetit tё mrehtё (thikё), kanё arritur ti marrin nga viktima tё holla nё shumёn prej njёmijё (1000) euro, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur.
Pas njё pune intensive tё hetuesve tё sektorit rajonal pёr Hetime, nё bashkёpunim me njёsitet e Stacionit Policor nё Istog, me datё 30.01.2026, rreth orёs 23:00, nga zyrtaret policor tё Stacionit Policor nё Istog, janё lokalizuar dhe arrestuar nё bjeshkёt e Istogut, dy persona tё dyshuar pёr rastin e grabitjёs tё ndodhur me datё 28.01.2026.
Pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime, dy tё dyshuarit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, tё njëjtit dyshohen edhe pёr njё grabitje tjetёr e cila ka ndodhur me datёn 21.12.2025, nё rrugën “Bekim Berisha” nё Pejё.
