HomeAktualeArrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe...

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe dhjetë vetura

spot_img

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, njofton opinionin publik se me datë 02.05.2026 është realizuar bastisje në pesë (5) lokacione të ndryshme, në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, sipas të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

“Bastisjet janë zhvilluar në dy lokacione në fshatin Samadraxhë, Komuna e Suharekës, si dhe në tri (3) lokacione në qytetin e Prishtinës”.

“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 48.350 euro para të gatshme, dhjetë (10) vetura me vlerë të përgjithshme rreth një (1) million euro, si dhe pajisje elektronike, që pritet të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale”.

“Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra në këtë çështje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar dy (2) persona dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohen pë kryerjen e veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Më tej theksohet se Prokurori i çështjes, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar, në luftimin e kriminalitetit dhe në vënien para drejtësisë të të gjithë personave që kryejnë vepra penale.

 

Lajmet e Fundit

Avaria në Trepçë, 63 minatorët dalin nga miniera pas rikthimit të energjisë

Një avari në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, ka shkaktuar ndërprerjen e...

Lidhjet ekonomike forcojnë marrëdhëniet Kosovë – Britani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së...

U hodh shorti për edicionin e ri të Ligës U13-U15 për vajza

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në prani të përfaqësuesve të...

IKD-ja kërkon nga presidentja Shiroka-Pula të japë qëndrim për 10 çështje, ndër to edhe për Ligjin për Dhomat e Specializuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...