Arrestimi i Metës, SPAK: Nuk deklaroi mbi 463 mijë dollarë nga lobimi në SHBA

Arrestimi i Metës, SPAK: Nuk deklaroi mbi 463 mijë dollarë nga lobimi në SHBA

Në njoftimin zyrtar, të shpërndarë për arrestimin e Ilir Metës, SPAK ka zbardhur akuzat dhe shkeljet ligjore, që rëndojnë mbi të.

Sipas SPAK, në cilësinë e kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka deklaruar një shumë prej 463 mijë dollarë nga lobimi që ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shumë thekson SPAK nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.