
Arnold largohet nga Liverpooli
Liverpooli e ka zyrtarizuar tashmë largimin e mbrojtësit Trent Alexander Arnold nga skuadra.
Largimi i 26-vjeçarit do të ndodh në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund bashkëpunimit 20 vjeçar me “The Reds”.
“Kam qenë këtu për 20 vjet tani, kam dashur çdo minutë të saj, kam arritur të gjitha ëndrrat e mia, kam arritur gjithçka që kam dashur ndonjëherë këtu. Duke dhënë gjithçka ditë për ditë për 20 vjet, kam arritur në një pikë ku ndiej se kam nevojë për një ndryshim të ri, një sfidë të re për mua si lojtar dhe si person. Dhe mendoj se tani është koha e duhur për ta bërë këtë” ka thënë ai, raporton Klan Kosova.
Arnold, i ka 352 paraqitje me Liverpoolin duke shënuar 23 gola ndërsa ka fituar të gjithë trofenjtë e mundshëm me skuadrën.
Mbrojtësi anglez, pritet ta vazhdojë karrierën te Real Madridi, skuadër me të cilën flitet se ka marrëveshje.