HomeAktualeArlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin...

Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj

spot_img

Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo para dy ditësh u vra nga ish-kunati i saj, që vazhdon të jetë ende në arrati.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë qytetarë.

I pranishëm ka qenë edhe djali i saj 12-vjeçar, që tashmë është marrë nën përkujdesje të shtetit.

Derisa, emocionet kanë qenë të shumta të familjarëve të saj, të cilët nën lot kanë përcjellë atë për në banesën e fundit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije të martën se Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë edhe 54 orë për ta dorëzuar raportin për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ai ka paralajmëruar masa në përputhje me ligjin dhe rregulloret.

Kurti ka thënë se raporti duhet të sqarojë dështimet e mundshme në secilën hallkë të zinxhirit institucional, por edhe të trajtojë rastet e ngjashme, duke theksuar se gratë që përjetojnë dhunë vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga personat që i kërcënojnë.

“54 orë nga ky moment i kanë Ministria e Punëve të Brendshme edhe Ministria e Drejtësisë, dhe kjo është rezultat që në seancën e mbrëmshme, kur u votua me 67 vota rezoluta, unë thashë që ata i kanë 72 orë. Natyrisht që do të ketë edhe masa në përputhje me ligjin e me rregulloret. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, e dimë, por tash shpejtësia është kryesore”, ka thënë Kurti.

Tetë gra janë vrarë në Kosovë, kryesisht nga partnerë e ish-partnerë, deri më tani gjatë vitit 2026. Kjo i bie mesatarisht një grua çdo pesë javë.

Vrasja e fundit, ajo e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, ka rikthyer në diskutim publik pyetjet për reagimin e institucioneve ndaj dhunës në familje dhe për efektivitetin e mekanizmave të mbrojtjes.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...