
Arijon Ibrahimovic prezanton këpucët e reja me flamurin e Kosovës
Futbollisti 20-vjeçar Arijon Ibrahimovic tërhoqi vëmendjen e tifozëve pas prezantimit të këpucëve të reja të futbollit, ku shihet i vendosur flamuri i Kosovës.
Ky veprim ka ngjallur spekulime nëse lojtari i lindur në Gjermani do të zgjedhë të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, duke pasur parasysh se ai deri tani ka luajtur vetëm për Gjermaninë deri te U21.

FFK ka shprehur interesim për Ibrahimovic dhe po monitoron nga afër vendimin e tij, derisa lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi përfaqësimin ndërkombëtar.
