Arijan Ademi e bën kampion Dinamo Zagrebin në Kroaci
Dinamo Zagrebi është shpallur kampion i Kroacisë për herë të 25-të në histori.
Njëherit, ky është titulli i shtatë rresht për ekipin e Dinamos.
Dinamo Zagreb triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Osijek me golin e Arijan Ademit për t’u kurorëzuar me titullin kampion, dy xhiro para fundit.
Për Dinamo Zagrebin këtë edicion u paraqit edhe Arbër Hoxha, që tregoi performancë solide.
Aktualisht, Dinamo Zagreb ka 78 pikë në vendin e parë, shtatë më shumë se Rijeka e vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të kampionatit.