Arifi: Kosova sot nuk respektohet nga aleatët

Arifi: Kosova sot nuk respektohet nga aleatët

Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni arifi, është shprehur i shqetësuar me raportet e Kosovës me aleatët.

Ai ka thënë se si rezultat i vendimeve të Qeverisë Kurti, Kosova sot nuk është e respektuar dhe e vlerësuar nga partnerët.

Ne kemi pasur në vitet 90-ta Kosova është udhëhequr nga një Lëvizje ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi qenë shtet por kemi qenë të respektuar. Politika e jashtme e Kosovës është më e dobët, është më e parespektuar dhe pa vizion e pa strategji dhe në krahasim me atë politikë të jashtme të viteve të 90-ta kur nuk kemi qenë fare shtet, tani jemi shumë më të dobët”, ka thënë ai për EO.

Ai ka bërë me dije se sot asnjë vendi i fuqishëm evropian nuk qëndron prapa qëndrimeve të Qeverisë së Kosovës.

As nuk jemi të respektuar, as nuk jemi të vlerësuar dhe sot mundesh me pa edhe në komunikimet pothuajse nuk e kemi asnjë vend të Evropës që fuqishëm qëndron prapa qëndrimeve të Qeverisë sonë, as në Evropë e as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Arifi.