Arian Azemi, MVP i Final 4 Liga Unike

Arian Azemi, MVP i Final 4 Liga Unike

Arian Azemi me një paraqitje fantastike në finalen e Ligës Unike kundër Sigal Prishtinës. Me 24 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime, ai ishte forca kryesore e skuadrës gjakovare në këtë fitore të madhe.

Përkushtimi dhe shpërthimi i tij në parket bënë diferencën në një ndeshje ku duhej lidership dhe vendosmëri. Azemi mori përgjegjësinë në momentet kyçe dhe udhëhoqi ekipin drejt triumfit, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes finale.

Një performancë që vulos edhe më shumë emrin e tij si një nga basketbollistët më të rmirë të këtij edicioni në Final 4 Ligën Unike.

Çmimin e MVP-së e dorzoi drejtori gjeneral i Bankës TEB, Orcun Ozdemir.