Argita Malltezi: Arrestimi i Berishës, strategji e mirëmenduar për djegien e mandatit të tij

Argita Malltezi: Arrestimi i Berishës, strategji e mirëmenduar për djegien e mandatit të tij

Ditën e sotme, Argita Malltezi, në një deklaratë për mediat së bashku me avokatët e Berishës, ka ritheksuar dhe një herë se qartësisht ky është një urdhër i Edi Ramës, i cili kërkon t’i djegë mandatin kreut të opozitës.

“Vendimi që daton 29 mars të këtij viti zgjat afatin e hetimit deri në korrik të vitit 2024, ndërkohë që nuk sjell asnjë provë të re, përveçse një ripërmbledhje të atyre që janë paraqitur në vendimin e gjykatës të tetorit.Vetëm në 8 rreshta është argumentimi se pse po zgjaten hetimet. Argumentimi nuk ka asgjë konkrete, veç thuhet se çështja është komplekse dhe na duhet më shumë kohë.Duke qenë në fazë hetimi, lideri i opozitës rri në arrest shtëpie, po ashtu edhe Jamabër Malltezi, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë argument, thjesht me vendim të Spak-ut.Ky është de facto zgjatje e masës së arrestit shtëpiak sepse i tillë është urdhri i Edi Ramës. Kjo është një strategji e mirëmenduar dhe kriminale e SPAK që synon vetëm humbjen e mandatit të Sali Berishës në mandat dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral”, tha Malltezi.