
Arbër Prekazi bashkohet me KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re ka prezantuar afrimin e Arbër Prekazit, qendërmbrojtës me karrierë të pasur dhe përvojë të gjerë në futbollin vendor.
Ky klub ka njoftuar se përvoja dhe eksperienca e tij pritet të jenë një ndihmesë e madhe për rrugëtimin e skuadrës sonë, duke sjellë stabilitet, siguri dhe pjekuri në repartin defensiv.
Gjatë karrierës së tij, Arbëri ka qenë pjesë e klubeve si KEKu, Trepça, Vushtrria, Hajvalia, Besa Pejë, Ballkani, Gjilani dhe Malisheva, ndërsa së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli 74.
“Mirë se erdhe, Arbër!
Të urojmë shumë suksese me fanellën tonë”, ka njoftuar KF Prishtina e Re.
