HomeAktualeArben Gashi, kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Arben Gashi, kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

spot_img

Me një mesazh falënderimi dhe thirrje për vazhdim të rrugëtimit politik, përfaqësuesi i LDK-së ka konfirmuar kandidaturën për një tjetër mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës.

Kandidimi i tij vjen me mbështetjen e Degës së LDK-së në Pejë dhe Degës IV në Prishtinë, duke e vendosur sërish në garën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në reagimin e tij publik, ai ka falënderuar strukturat e partisë, votuesit dhe qytetarët për besimin e vazhdueshëm ndër vite, duke premtuar angazhim të pandalur në mbrojtje të vlerave politike dhe demokratike të vendit.

“Do të vazhdoj me përkushtim në mbrojtje të vlerave tona politike, të sistemit demokratik dhe të besimit qytetar, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe të përhershme”, thuhet në deklaratën e tij.

Ai gjithashtu e cilësoi 7 Qershorin si një datë të rëndësishme për vendin, duke theksuar se qytetarët do të kenë në dorë përcaktimin e së ardhmes së Kosovës.

Në legjislaturën e 10-të, ai nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme për ta zënë karrigen e ligjvënësit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...