
Arabia Saudite e ka seriozisht, ofertë stratosferike për sulmuesin e Barcelonës
Arabia Saudite “troket” në derën e Barcelonës. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Al Hilal do të provojë që të afrojë sulmuesin e katalanasve, Raphinha.
Klubi arab thuhet se i ka ofruar Barçës shumën monstruoze prej 100 milionë dollarësh për të nënshkruar me lojtarin brazilian. Raphinhas i është ofruar një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 200 milionë dollarë.
28-vjeçari ka luajtur 31 ndeshje në La Liga në këtë sezon, ku ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 9 asiste.