Anulohet vendimi për këmbimin e pronave në Badovc
Me 27 vota për, Kuvendi i Kryeqytetit ka anuluar vendimin për për këmbimin e një prone komunale në “Prishtina e Re” me një pronë private në Badoc.
Seanca është thirrë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që të dielën mblodhën nënshkrimet e nevojshme.
Prezent në momentin e votimit ishin vetëm 32 asamblistë.
Kundër anulimit të vendimit ishte kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
“Edhe njëherë po deklarojmë si qeverisje, se ne kemi vepru në çdo moment të këtij procesi në përputhje me ligjin dhe manualin e Ministrisë së Pushtetit Lokal për këmbim të pronave. Ju lutem, ju e dini saktë çka thotë Manuali për këmbim të pronave. Prandaj, sot vendimmarrja është në dorën tuaj si organ kompetent, secilin vendim qe do ta merrni mund të ketë pasoja në të ardhmen. Unë si kryetar i kryeqytetit, ashtu siç më obligon ligji, jam i obliguar që t’i zbatoj vendimet e Kuvendit të Kryeqytetit. Mirëpo, përgjegjësia dhe pasojat e mundshme janë tuajat”, ka thënë Rama.