HomeAktualeAntonio Costa sot viziton Prishtinën

Antonio Costa sot viziton Prishtinën

spot_img
Presidenti i Këshillit Evropian, Antoio Costa, do të vizitojë sot Prishtinën.
Costa pritet të takohet U.D të Presidentes, Albulena Haxhiu, Kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare, raporton Klankosova.tv.
Costa viziton Kosovën si pjesë e turneut të tij rajonal përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Zyrtari i lartë evropian të martën qëndroi në Shqipëri ku gjatë një konference me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, Costa theksoi se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten kyçe për anëtarësimin në BE.
“Sot përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE dhe kjo në veçanti të rolit tuaj Edi dhe angazhimit tuaj personal në këtë proces. Javën e shkuar, ne e pamë ecurinë e Shqipërisë dhe i ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore. Shtete anëtarë kanë kuptuar dhe kanë vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE. Ky është fillimi i një faze impenjative. Këto reforma, më shumë se sa kushte, janë zgjedhje nga ana juaj për të ndërtuar institucione të forta demokratike, angazhim për ruajtjen e një pushteti gjyqësor të pavarur, janë themelore. Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Costa,  transmeton Klankosova.tv.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...