Anketa: Dritan Abazoviq dhe URA me rritjen më të madhe në Mal të Zi, DPS e Gjukanoviqit del e para

Anketa: Dritan Abazoviq dhe URA me rritjen më të madhe në Mal të Zi, DPS e Gjukanoviqit del e para

Në Mal të Zi është kryer anketa e rregullt mujore nga agjencia IPSOS mbi renditjen e subjekteve politike dhe të politikanëve, të cilën e ka parë Klan Kosova.

Sipas renditjes, partia URA e shqiptarit, Dritan Abazoviq, ka shënuar rritjen më të madhe krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2023.

13 përqind të respondentëve të IPSOS janë shprehur se do ta votonin Lëvizjen URA, që është më se 100 për qind rritje krahasuar me votat që kishin marrë në zgjedhje, me të cilat siguruan 4 nga 81 ulëset e Kuvendit në Mal të Zi.

Lëvizja URA tash del si subjekti i tretë me përkrahje në këtë shtet. Në këtë hulumtim është përmbysur edhe vendi i parë, ku tash renditet DPS e ish-Presidentit malazias Milo Gjukanoviq me 21 për qind, kurse e dyta del partia që fitoi zgjedhjet PES e kryeministrit Milojko Spajiq, me 18 për qind. Po ashtu, Abazoviq edhe për kah renditja individuale renditet në pozitën e tretë me 10 përqind, transmeton Klankosova.tv.

Në krye të listës ka dalë presidenti i tanishëm i Malit të Zi, Jakov Milatoviq me 15 përqind.

Renditja e partive dhe e politikanëve sipas matjes së IPSOS në prill:

Renditja e partive: DPS – 21%

PES – 18%

URA – 13%

DNP – 9%

NOVA – 7%

Demokratët– 6%

Boshknjakët – 4%

SDP – 3%

SD – 2% S

NP – 2%

Renditja e politikanëve:

Jakov Milatoviq – 15%

Milojko Spajiq – 11%

Dritan Abazoviq – 10%

Milo Gjukanoviq – 7%

Milan Knezheviq – 6%

Andrija Mandiq – 4%

Aleksa Beçiq – 2%