
Anglia e mposht Sllovakinë, kalon në çerekfinale
Anglia e ka mposhtur Sllovakinë, me rezultat 2-1, duke kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Goli i parë i shënuar u realizua nga Ivan Shcranz nga skuadra e Sllovakisë, në minutën e 25-të.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-1.
Në pjesën e dytë të lojës, Phil Foden i Anglisë, e futi topin në rrjetë në minutën e 50-të, por ky gol u anulua.
Anglia përfitoi nga minutat shtesë të pjesës së dytë. Jude Bellingham, e barazoi rezultatin gjatë kësaj periudhe.
Megjithatë ky gol nuk mjaftoi pasi ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Me të filluar vazhdimi i parë, Anglia e gjeti golin e epërsisë dhe të fitores me anë të Harry Kane, i cili ia bëri sefte këtij Evropiani.
Në çerekfinale, Anglia do të ballafaqohet me Zvicrën, pasi kjo e fundit e eliminoi Italinë në mbrëmjen së shtunës.