
Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon.
“Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë. Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë.
Prandaj, ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka theksuar se debatet tjera janë operacion shpërqendrimi nga Kurti paranojak.