Ancelotti lavdëron Kroosin: Nuk ka fjalë për të, pasimi i tij nuk është për të gjithë

Ancelotti lavdëron Kroosin: Nuk ka fjalë për të, pasimi i tij nuk është për të gjithë

Bayern Munich dhe Real Madridi janë ndarë baras 2-2, në sfidën e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes është deklaruar trajneri Carlo Ancelotti, i cili pati fjalë shumë për Toni Kroosin, i cili dha asistin te goli i parë i Vinicius Junior.

“Toni Kroos… nuk ka fjalë për të. Ai është një top lojtar. Ai është vendimtar për ne, koha, pasimi…”, u shpreh Ancelotti.

“Pasimi i tij nuk është për të gjithë, absolutisht. Por edhe lëvizja e Vinit ishte e zgjuar, e shkëlqyer”. Përndryshe, ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave.