Ancelotti i përgjigjet bavarezëve: Edhe ne ankohemi për golin e shënuar të Nachos
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pas arritjes së finales së 6 të Champions League, çka përbën një rekord më vete në historinë e futbollit, ka gjetur kohën t’i përgjigjet edhe akuzave të Bayern për arbitrimin në sfidën dramatike të luajtur në “Santagio Bernabeu”.
Italiani këmbëngul se te Bayern Munich nuk kanë të drejtë të ndihen të mërzitur apo të vjedhur për anulimin e golit të Matthijs de Ligt, i shënuar në limitet e shtesës së stërzgjatur që Marciniak lejoi të luhej.
“Bayern u ankua për offside? Ok, edhe ne ankohemi për golin e anuluar të Nachos … sepse Kimmich u hodh në zonë. Nëse ata ankohen për këtë, atëherë ne mund të ankohemi për golin tonë që u anulua. Të dy lojtarët po shtynin njëri-tjetrin dhe është Nacho ai që dënohet”, tha trajneri i Los Blancos.