Ambasadori suedez: S’ka kohë për diskutime rreth Urës se Ibrit

Ambasadori suedez: S’ka kohë për diskutime rreth Urës se Ibrit

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund ka thënë se fokusi i BE-së është në agresionin rus ndaj Ukrainës, ndërsa sipas tij, nuk ka kohë për diskutime rreth Urës sç Ibrit në këtë moment.

Ambasadori ka thënë se kjo urë duhet të hapet, por sias tij, pyetjet se kur dhe si, i takojnë popullsisë, siç është shprehur ai, në të dy anët e lumit, në konsultime me ndërkombëtarët, shkruan Ekonomia Online.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të spekulojë nëse vendimet e fundit të qeverisë po bëhen në prag të zgjedhjeve, derisa ka kërkuar koordinim më të mirë me bashkësinë ndërkombëtare.

“Në gjuhën greke është një fjalë, ‘kairos’, që do të thotë se duhet ta marrësh një vendim në momentin e duhur për të pasur rezultatet më të mira të mundshme. Nuk ma merr mendja se kemi ‘kairos’ momentalisht. Ura duhet të hapet, besoj që të gjithë pajtohemi për këtë, pyetja është kur dhe si”.

“Në pikëpamjen time duhet të behet në përputhje me konsultime të popullsisë në dy anët e lumit dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky është një problem simbolik, në realitet ka shumë ura tjera të hapura ku mund të qarkullojnë veturat e këmbësorët në Ibër”.

“Nuk dua të spekuloj (se këto veprime po bëhen sepse jemi në prag të zgjedhjeve). Do ta vlerësonim shumë nëse disa nga këto çështje do të diskutoheshin me komunitetin ndërkombëtar para se të ngriheshin problemet. Kjo është theksuar në disa raste ndërmjet komunitetit ndërkombëtar dhe kryeministrit Kurti”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se fokusi i BE-së është në luftën Rusi-Ukrainë, sic duhet të fokusohet edhe Kosova, Suedia dhe të gjitha vendet e Evropës.