
Ambasadori rus: Britania është de fakto pjesëmarrëse në luftën në Ukrainë
Ambasadori i Rusisë në Britani, Andrei Kelin e ka përshkruar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar si një pjesëmarrëse de fakto në luftën e Ukrainës.
Kjo sipas tij për shkak të armëve që po i furnizonte Kievit – dhe tha se po ndante gjithashtu inteligjencën në kohë reale.
Kelin, i bëri komentet për kanalin televiziv shtetëror rus Rossiya-24, shkruan The Guardian.