HomeAktualeAmbasadori Martin Berishaj viziton bashkatdhetarët në pikën kufitare Bajakovo

Ambasadori Martin Berishaj viziton bashkatdhetarët në pikën kufitare Bajakovo

spot_img

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se, pas pritjeve dhe kolonave të gjata të raportuara gjatë ditës në pikën kufitare Bajakovo, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, situata tashmë është stabilizuar dhe qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të gjata.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, gjatë ditës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente kufitare, të cilat kanë konfirmuar se ngadalësimi i përkohshëm i qarkullimit ishte shkaktuar kryesisht nga zbatimi i Sistemit EES (Entry/Exit System), që ka sjellë procedura shtesë të kontrollit kufitar.

Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për bashkatdhetarët tanë, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, Martin Berishaj, së bashku me stafin e Ambasadës, vizitoi sot pikën kufitare Bajakovo, ku u takua me bashkatdhetarët tanë që ishin në pritje.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe përfaqësitë tona diplomatike e konsullore do të vazhdojnë të angazhohen për t’i ofruar qytetarëve tanë mbështetje dhe informata të nevojshme, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Lajmet e Fundit

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

ATK dhe Dogana forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, së shpejti do të...

Kurti viziton Doganën: Të hyrat janë rritur 6%, arrijnë në 1.347 miliardë euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Financave,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...