Ambasadori i ShBA-së i shkon në parti Haradinajt

Ambasadori i ShBA-së i shkon në parti Haradinajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj pas takimit përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Prita në selinë Aleancës, Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. Ambasadorin Hovenier e falënderova personalisht për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë në mbështetje të vizitës që realizova në Amerikë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka njoftuar për temat të cilat i ka diskutuar gjatë takimeve në Departamentin e Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat.

“Z. Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, është shprehur Haradinaj.