Ambasadori Hargreaves viziton Doganën

Ambasadori Hargreaves viziton Doganën

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës,  Agron Llugaliu, ka pritur të hënën në takim ambasadorin Britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, për një takim zyrtar.

I shoqëruar nga Helen Walker pjesë e ekipit për Ballkanin Perendimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbreterise së Bashkuar dhe Sophie Wright, udheheqëse e profilit të ekonomise në Ambasadë.

Ambasadori Hargreaves shfaqi interesimin e tij për dinamikën e bashkëpunimit të Doganës së Kosovës me autoritetet ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtori Llugaliu i sqaroj ambasadorit bashkëpunimin në fushën e shkëmbimeve operacionale dhe ngritjen e kapaciteteve, duke vënë theksin në rezultate të konsiderueshme në interes të të dyja vendeve dhe duke shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe përkrahjen.

Ambasadori Hargreaves ishte po ashtu i kënaqur me bashkëpunimin dhe i hapur për të vazhduar dhe avancuar bashkëpunimin e mëtejmë.

Dogana e Kosovës mbetet e vendosur në vlerësimin e lartë të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike dhe me autoritet ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar drejt rritjes së efikasitetit të operacioneve doganore për të ofruar siguri në transaksionet tregtare dhe për ti kontribuar sigurisë e sundimit të ligjit.