
Ambasadori Gerard McGurk emërohet shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë
Ambasadori Gerard McGurk është emëruar shefi i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe i njëjti sot ka marrë zyrtarisht detyrën.
Siç thuhet në faqen e OSBE-së, përvoja e mëparshme diplomatike e ambasadorit McGurk përfshin angazhim të gjerë në menaxhimin e krizave, marrëdhëniet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe në një sërë rajonesh, nga Madridi dhe Shkupi e deri te Kombet e Bashkuara në Nju Jork.