HomeAktualeAmbasada e Kosovës në Kroaci shpërndan ujë dhe pako ushqimore për mërgimtarët...

Ambasada e Kosovës në Kroaci shpërndan ujë dhe pako ushqimore për mërgimtarët në kufi

spot_img

Me rastin e fluksit të shtuar të udhëtarëve gjatë sezonit veror, stafi i Ambasadës së Kosovës në Kroaci ka njoftuar se ka qëndruar në pikën kufitare Bajakovo, ku ka ofruar mbështetje për bashkatdhetarët që po presin të kalojnë kufirin.

Për udhëtarët, siç thuhet përmes një postimi në Facebook, janë shpërndarë ujë dhe pako ushqimore, ndërsa sipas Ambasadës, pavarësisht kolonave të gjata të automjeteve, koha e pritjes për kalimin kufitar aktualisht është rreth 10 deri në 15 minuta.

Në pikën kufitare Bajakovo janë funksionale tetë korsi hyrëse, ndërsa autoritetet kroate po punojnë për të siguruar një qarkullim sa më të shpejtë.

Sipas njoftimit, kolonat janë kryesisht pasojë e zbatimit të Sistemit EES (Entry/Exit System), i cili ka sjellë procedura të reja të kontrollit kufitar dhe ka ndikuar në ngadalësimin e përkohshëm të qarkullimit.

Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës, shprehim falënderimin tonë të veçantë për z. Hakif Qenaj, i cili dhuroi pakot ushqimore të shpërndara për udhëtarët. Kontributi i tij përfaqëson një akt të çmuar solidariteti dhe kujdesi ndaj bashkatdhetarëve tanë. Ambasada e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve të saj, duke monitoruar situatën në pikat kufitare dhe duke ofruar mbështetje sa herë që kjo është e nevojshme. U dëshirojmë të gjithë bashkatdhetarëve tanë një udhëtim të sigurt dhe të mbarë”, thotë Ambasada e Kosovës në Kroaci.

Lajmet e Fundit

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

ATK dhe Dogana forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, së shpejti do të...

Kurti viziton Doganën: Të hyrat janë rritur 6%, arrijnë në 1.347 miliardë euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Financave,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...