Ambasada amerikane: “Defender Europe 2025” përkrahje për FSK-në drejt bërjes forcë ndërvepruese me NATO-n

Ambasada amerikane: “Defender Europe 2025” përkrahje për FSK-në drejt bërjes forcë ndërvepruese me NATO-n

Ambasada e Amerikës në Kosovë njofton se si pjesë e DEFENDER 25, stërvitja më e madhe vjetore e Ushtrisë Amerikane, afërsisht 180 personel nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane të Pensilvanisë do të vendosen në Kosovë për të marrë pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në njoftim të kësaj ambasade theksohet se ky ushtrim shënon një komponent kritik të përpjekjeve të Ushtrisë Amerikane për të rritur gatishmërinë, për të demonstruar aftësitë e shpejta strategjike të vendosjes dhe për të përforcuar bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët e NATO-s.

I planifikuar nga 26 maji deri më 9 qershor, Reagimi i Menjëhershëm 25 është një nga tre ngjarjet kryesore të trajnimit DEFENDER 25 dhe përfshin më shumë se 12,000 trupa nga ShBA-ja, aleatët dhe vendet partnere. Aktivitetet shtrihen në tetë vende: Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mali i Zi, Maqedonie e Veriut dhe Sllovaki. Në Kosovë, Divizioni i 28-të i Këmbësorisë dhe FSK-ja do të marrin pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 si një seli divizioni që mbikëqyr një brigadë shumëkombëshe., thuhet tutje në njoftim.

“Ky angazhim mbështet planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së, duke çuar përpara evolucionin e saj në një forcë mbrojtëse territoriale shumë-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n, forcë kjo e icla është forcë mbrojtëse nën kontrollin civil” njofton më tej Ambasada e ShBA-së në Kosovë.